Asociacioni për diabet te fëmijët kërkon kontroll të insulinave

Asociacioni për diabet te fëmijët i Maqedonia-Balas MK dhe shoqata të tjera të diabetikëve kërkojnë nga Agjencia për ilaçe e RM-së kontroll urgjent të detajuar dhe kontroll të jashtëzakonshëm inspektues të cilësisë së furnizimit, transportit dhe deponimit të insulinave, duke e pasur parasysh, siç thanë, paraqitjen e shpeshtë të “jo funksionalitetit” të tyre, në tre vitet e fundit.

Ata kërkojnë kontroll prej ku furnizohet insulina dhe garanci se ajo është ruajtur mirë deri në momentin e marrjes nga ana e importuesve, por edhe kontroll të të gjitha shkresave të temperaturave nga data-logerë në kuadër të të a.q. zinxhiri i ftohtë i transportit.

Nga Agjencia për ilaçe kërkohet edhe kontroll i shkresave të temperaturave të deponimit të këtij ilaçi me kontroll komparativ në pajtim ne obligimin ligjor të ruajtjes dhe dokumentimit të shpresave të temperaturave në periudhën e fundit prej disa viteve, që, siç theksohet në kumtesën e BALANS MK (pesë vite sipas rregullave dhe rregullativave ligjore).

Nga BALLANS Mk kërkojnë përgjigje urgjente për këto çështje, të cilat, siç thonë e shqetësojnë shëndetin dhe jetën e mbi 40.000 qytetarëve të Maqedonisë të varur nga insulina, midis të cilëve 450 janë fëmijë. Çdo zvarritje, relativizim dhe lloje të ngjashme të argumentimit, konsiderojnë nga BALANS MK do të jenë më shumë se përgjigje e qartë, për të cilin kërkojnë përgjegjësi morale dhe penale.