Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore fton autoritetet kompetente të Malin e Zi që të hetojnë urgjentisht përpjekjen për të mbyllur portalin e lajmeve përmes sulmeve të hakerëve DDoS.
Portali Vesti (www.vijesti.me), pjesë e grupit të medias Vesti në Mal të Zi, anëtare e Shoqatës së Medias të Evropës Juglindore, ka qenë objekt i tre sulmeve të forta të DDoS gjatë tre ditëve të fundit, prej të cilave e fundit është ende në proces. Portali Vesti është portali më bindës, dhe më i lexuari në Mal të Zi dhe është njëra nga mediat që ka besimin më të madh të qytetarëve.
Sipas informacionit të ofruar nga ekipi ndërkombëtarë i zhvillimit Vesti në Pragë (Republika Çeke), thonë se sulmet e hakerëve janë përqëndruar në një përpjekje për të dëmtuar portalin e Vesti, veçanërishtë pjesën e portalit që përmban informata ekskluzive mbi rastin më të fundit të korrupsionit të mundshëm politik në Mal të Zi në nivelin më të lartë.
Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore dënon ashpër sulmet e tilla dhe i konsideron ata një mënyrë të re të kufizimit të lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, kësaj radhe në hapësirën digjitale.
“U bëjmë thirrje autoriteteve malazeze që të kontaktojnë urgjentisht me menaxhmentin e portalit Vesti për të marrë të gjithë informacionin mbi sulmet e hakerëve dhe pastaj të ngrenë urgjentisht një hetim, të zbulojnë urdhërat e këtyre sulmeve dhe ti përpunojnë ato më së shumti”, thonë nga Asociacioni i Mediave.