Zagreb, 5 shtator – Gjendja demografike në Kroaci është dramatike, ndërsa për këtë tregues është se këtë vit në madje 137 shkolla nuk është regjistruar asnjë fëmijë në klasë të parë, njoftojnë sot mediat kroate. Sipas tyre, më e keqe është situata në Sllavonia.
Sipas të dhënave të përkohshme nga Zyra e administratës shtetërore nga qershori i këtij vit, madje 137 shkolla fillore në Kroaci në vitin e ri shkollor nuk është regjistruar asnjë nxënës i klasës së parë. Për shkak të kësaj, por edhe për shkak se kanë pak nxënës në klasat tjera, sipas informacionit të konfirmuar në Ministrinë e Shkencës dhe Arsimit, 12 shkolla rajonale do të mbyllen përkohësisht derisa nuk përmirësohet situata me numrin e nxënësve. Për krahasim, vitin e kaluar, numri ka qenë më i vogël – vetëm tetë shkolla janë mbyllur për shkak të bankave të zbrazëta shkollore për fëmijë në klasë të parë, njofton “Zëri i Sllavonisë”.