Shkup, 12 dhjetor – Maqedonia të fokusohet në turizmin malor, me banja dhe tranzitor, jo vetëm në atë liqenor dhe të qyteteve, t’i pastrojë mbeturinat veçanërisht rreth vendeve turistike, ta koordinojë bashkëpunimin midis institucioneve dhe sektorit privat në veprimtari dhe t’i kthejë mysafirët vendor, porositi të hënën Oda Ekonomike. Siç u tha në konferencën për shtyp, pothuajse asgjë nuk është bërë, ndërsa e madhe është mundësia për zhvillim edhe në alpinizëm, turizmin e gjuetisë, në shpella dhe turizmin religjioz. Për këtë nevojitet infrastrukturë serioze rrugore dhe hotelierike, personel cilësor, transport dhe restorante. “Maqedonia nuk ka zhvilluar mjaftueshëm qendra për zhvillimin e turizmit malor, dhe as tur-operatorët nuk kanë çfarë të ofrojnë. Nga gjithsej pesë apo gjashtë banjave, të cilat kanë qenë aktive në të kaluarën, tani shumica janë lënë në kohë. Nëpër Korridorin 10 ose në akset e tjera rrugore në vend ku tranzitojnë mysafirët e huaj nuk është ndërtuar asnjë hotel, nuk ka restorant, bujtinë, motel, nuk ka kurrfarë kushtesh për pushim, nuk ka këmbimore askund rrugës dhe nëse turistët dëshirojnë të bëjnë pushim të shkurtër duhet të dalin nga autostrada”, tha zëvendëskryetari i Shoqatës për hotelieri dhe turizmin në kuadër të Odës, Sllave Siraçevski. Sipas tij, në Kodrën e Diellit me dekada nuk është ndërtuar një hotel i ri, ndërsa investimet në objektet ekzistuese janë reduktuar në minimum, ndërsa shtigjet mirëmbahen vetëm formalisht, teleferiku nga Tetova nuk funksionon dhe rruga Tetovë – Kodra e Diellit është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. “Mavrova ka vetëm disa hotele, Krusheva një, Ponikva asnjë, ndërsa qendra e skijimit Kozhuf dështoi”, theksoi Siraçevski, duke shtuar se rajoni nga ky aspekt është më konkurrent jo vetëm me çmimin por edhe me cilësinë. Maqedonia, shtoi Siraçevski, që në vitet e shtatëdhjeta ka pasur strategji për zhvillimin e “Sollunska gllava”, por deri më tani aspak nuk janë ndërmarrë aktivitete konkrete edhe pse ka bazë për këtë, ndërsa ujërat termale diku akoma shfrytëzohen për ngrohjen e oranzherive në vend se të zhvillohet turizmi me banja. Duke sugjeruar propozime për stimulimin e turizmit, Asim Mexhedoviq nga Shoqata tha se fillimisht është e domosdoshme që të rritet bashkëpunimi midis institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit në drejtim të krijimit të përbashkët të politikave, të pengohet konkurrenca jolojale e të ashtuquajturave “njeri agjenci” dhe të ngritët vetëdija për higjienën si një prej postulateve kryesore për zhvillimin e turizmit. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 subvencionet për turistë të huaj kanë qenë gjithsej 10 milionë euro. (koha.mk)