Aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë, i cili u rrëzuar menjëherë pas nisjes nga Addis Ababa, e që kishte 149 pasagjerë e 8 pjesëtarë të bordit, raportohet të kenë vdekur të gjithë. Në aeroplan ishin 33 nacionalitete të ndryshme.
Një dëshmitar tha për BBC se kishte parë një zjarr të fuqishëm që ka goditur tokën. Në një njoftim më herët, kompania ajrore tha se kërkim-shpëtimi po zhvillohet rreth zonës ku është përplasur aeroplani.