Asnjë deputet apo anëtar i shërbimeve kuvemdore nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me Petrovskën

29

Shkup, 30  tetor – Asnjë deputet apo nëpunës nga Kuvendi nuk do të shkojë në izolim për shkak të kontaktit me deputeten Slavjanka Petrovska, e cila para dy ditëve publikoi në profilin e saj në Fejsbuk se është pozitive ndaj koronavirusit, informojnë për MIA-n nga Qendra për Shëndet Publik.

“Petrovska nuk ka pasur kontakte të rrezikshme në Kuvend. Në izolim do të shkojnë vetëm anëtarët e familjes së saj”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Aleksandar Stojanovi.

Në Kuvend, siç theksoi ai, respektohen të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim nga koronavirusi.

Edhe kolegët e Petrovkës nga grupi i deputetëve të LSDM-së  thonë se respektohen të gjitha masat – mbajtja e maskës, mbajtja  e distancës, dhe se gjatë hyrjes në Sallën me Kupolë dezinfektohen dhe se atje janë vazhdimisht me maska.

Para Petrovskës edhe katër deputetë të tjerë ishin pozitivë ndaj Kovid-19, por të gjithë janë kthyer në vendet e punës.