Ministri Sugarevski, njëjtë sikurse herëve tjera, të mërkurën vetëm kalimthi e ka përmendur autostradën Shkup-Bllacë, edhe pse tashmë kaluan dy muaj që kur ishte paraparë të kishin nisur punimet për dy kilometrat e parë – nga Bllaca deri në pikën kufitare. “Për një kohë shumë të shkurtër presim inaugurimin e autostradës Shkup-Shtip, të intensifikohet puna në autostradën Kërçovë-Ohër dhe do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”, tha Sugarevski
Zejnulla VESELI
Shkup, 15 maj – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, pret rritje të fuqishme të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë t këtij viti dhe siguron se do të kemi vit ekonomik kushtuar infrastrukturës, shkruan gazeta KOHA. “Ndërtimi i projekteve kapitale janë prioritet numër një për Qeverinë. Paralajmërimet se ky vit do të jetë viti ekonomik dhe u përmbahemi deklaratave të tilla. Vetë, përmes NP për “Rrugë Shtetërore” në tremujorin e parë janë realizuar mbi 50 milionë euro në ndërtimi dhe rikonstruktim të rrjetit rrugor në vend. Kjo është për shembull për tre herë më shumë investime në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar”, deklaroi dje Sugareski, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore për rikonstruktimin e rrugës rajonale Draçevë-Taor. Sugareski theksoi se për momentin punohet në 90 projekte për mbi 700 kilometra rrugë, ura dhe pikë pagesa me vlerë të përgjithshme prej mbi 850 milionë euro.
Maqedonia e Veriut me shumë vështirësi po arrin të realizojë investimet kapitale, të projektuara në bazë të buxhetit të shtetit për vitin 2019. Të dhënat flasin se gjatë tremujorit të parë, nga arka e shtetit kanë arritur të realizohem vetëm 26 milionë euro nga 423 milionë eurot sa ishin paraparë për investimet kapitale në infrastrukturë, gazifikim, ndërtimin e shkollave, spitaleve e shumë investime të tjera. Nëse krahasohet me vitin e kaluar, investimet kapitale për këtë vit janë më të ulëta, përkatësisht 6.2 për qind, teksa më 2018, në tremujorin e parë ishin realizuar 7.46 për qind e investimeve kapitale.
Ministri Sugarevski, njëjtë sikurse herave tjera, të mërkurën vetëm kalimthi e ka përmendur autostradën Shkup-Bllacë, ndërsa tashmë kaluan dy muaj që kur ishte paraparë të kishin nisur punimet për dy kilometrat e parë – nga Bllaca deri në pikën kufitare. “Për një kohë shumë të shkurtër presim inaugurimin e autostradës Shkup-Shtip, të intensifikohet puna në autostradën Kërçovë-Ohër dhe do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”, ka thënë shkurt Sugarevski, ndërsa ka shtuar se në mënyrë të përforcuar punohet më gazifikimin, ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Bullgarisë. Në ndërkohë, pjesa tjetër prej 10 kilometrave nga Shkupi deri në Bllacë pritet të fillojë në 2020, ndërsa lëshimi në përdorim nga 2023-ta.
“Realisht presim që në tremujorin e dytë dhe të tretë të kemi rritje të fuqishme të investimeve kapitale. Na pret një sezon i gjatë ndërtimor, presim gjithçka që paralajmëruam për ndërtim dhe rikonstruktim në infrastrukturë të realizojmë për sivjet, dhe jam i bindur se do të kemi një viti të fuqishëm ekonomik kushtuar infrastrukturës”, tha Sugareski. Ai informoi se kanë përfunduar 50 për qind të punëve për ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Bullgarisë. “Një pjesë e madhe e problemeve janë tejkaluar, pritet aneks marrëveshjet të nënshkruhen, aksi i parë seriozisht intensifikohet, për aksin e dytë pritet deri në fund të vitit të zgjidhet realizues dhe të fillojë ndërtim, ndërsa për aksin e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar. Ministria e e Financave punon në sigurimin e mjeteve. Atje kemi 60 milionë grant mjete nga IPA, konform afateve presim të jetë edhe dinamika”, tha Sugareski. (koha.mk)