72 gjyqtarë nga 30 vende kanë pasur fjalën e tyre dhe këtu janë 100 lojtarët më të mira në botë. Në bashkëpunim me Rregullin e Ofensivës. Në mesin e lojtarëve më të mira në botë hynë edhe futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ajo u rëndit e 95-ta 29 vjeçarja me prejardhje kosovare u kthye në Suedi më 2017 pas një sezoni të kaluar te Manchester City. Ndërkaq në vendin e parë u zgjodh danezja që luan te Wolfsburg, Pernille Harder, përcjell albinfo.ch.
Në përshkrimin e “The Guardian” për Kosovare Asllanin thuhet se rikthimi në shtëpi në Suedi duket se i ka bërë mirë Asllanit. Ajo duket si lojtarja që shumë kishin pritur kur ajo u bashkua me Manchester City në 2016, edhe pse Linköping humbi në ligë dhe në kupë, gjërat mund të kishin qenë edhe më keq pa ndikimin e saj. 10 gola nga mesfusha bëri për një vit dhe ajo luajti një rol të madh në ndihmën e Suedisë për të arritur Kupën e Botës 2019.