Suedia është kualifikuar si e dyta nga Grupi F në rundin tjetër të Kampionatit Botëror të vajzave, pasi u mund në ndeshjen e fundit nga Amerika, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Kosovare Asllani, e cila e nisi nga fillimi edhe ndeshjen e tretë në Botëror, nuk mundi ta ndihmojë Suedinë që të rrëmbejë grupin, duke humbur 0-2 nga Amerika.
Ajo luajti për 79 minuta në këtë ndeshje, por afër fundit u zëvendësua nga suedezja Lina Hurtig. Në intervistën pas ndeshjes u zbulua se ajo e kishte lënduar kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes.
“E pësova një goditje në kyç dhe ne duhet ta ekzaminojmë atë sepse nuk kemi arritur ta bëjmë ende këtë gjë. Shpresoj që nuk është serioze, por do ta shohim”, u shpreh Asllani pas ndeshjes.