13 ndeshje në Ligue 1 dhe 13 fitore për Paris Saint-Germain. E fundit ka ardhur mbrëmjen e sotme kundër Monaco-së së Thierry Henry, e shkatërruar nga kampionët në fuqi të Ligue 1 me rezultatin 4-0.
Spektakli personal i Edinson Cavani-t ka filluar në minutën e 4-t, ka vazhduar në të 11-ën dhe është mbyllur në të 54-ën, me Neymar që ka kompletuar “pokerin” në minutën e 63-të me një penallti.
Sulmuesi uruguaian është bërë lojtari i parë që shënon të paktën tre gola në një ndeshje të luajtur kundër Monaco në Ligue 1 që nga Carlos Bianchi më 25 majin e 1979-ës.
PSG ka shënuar edhe dy gola të tjerë me Draxler dhe Mbappe që janë anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.
Kjo fitore e ka ndihmuar skuadrën e Tuchel të çojë në 13 pikë diferencat me vendin e dytë në renditje, që mbahet nga Lille, ndërsa Monaco mbetet në vendin e parafundit me vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe pa asnjë fitore të marrë në 16 takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Lajmi i vetëm i mirë për skuadrën e Henry është se mbijetesa është pesë pikë larg dhe se kanë mbetur akoma edhe 25 javë kampionat për t’u luajtur. Por nëse skuadra nuk zgjohet…
https://twitter.com/twitter/statuses/1061731483205931009
Cavani scores in the first 4 mins to put psg in the lead, Henry and Monaco are in for a long night 😂😂😂 #ASMPSG https://t.co/5ZWUL0JKeD
— AJ 🦅 (@r3al__AJ) November 11, 2018