Gary Neville ka analizuar situatën e përjetuar në vitet e fundit te Manchester United, në një deklarim për “Sky Sport”. Ish-lojtari i Anglisë pranoi se në vitet e fundit, klubi në fjalë, me mjaft histori, e kishte humbur identitetin e vet:
“Filozofia e Manchester United është aq e thellë dhe kuptimplotë, sa jo e Barcelonës apo Ajax. I kam mbështetur zgjedhjet e David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho si trajnerë. Mendova se do të fitonin me këtë klub dhe e kam thënë këtë që në emërimin e secilit prej tyre.
Nuk mendoja kurrë se Manchester United mori një vendim të gabuar, duke emëruar trajner Jose Mourinho. Besoja se ishte i përkryer për klubin, sepse ka fituar kudo që ka drejtuar. Paratë e shpenzuara janë të mëdha, por ajo që nuk kam parë në shtatë vitet e fundit është filozofia e Manchester United, me të cilën pushtoi majat e futbollit europian në kohën e Alex Ferguson.
Natyrisht, unë besoj te lojtarët e rinj, që vijnë në merkato, por te Manchester United u lejuan menaxherët për ta marrë klubin në shpinë. Asnjëherë nuk do të kursej askënd, që vjen te Manchester United dhe do të drejtojë me një filozofi tjetër nga ajo që ka klubi.
Ajo që Solskjaer ka bërë në një muaj, pavarësisht se është emëruar trajner i përkohshëm, deri në fund të sezonit, është më tepër se produkti i paraardhësve të tij. Ai ka treguar se potenciali i Manchester United ekziston, është i madh, por ka munguar filozofia, e cila e ka bërë këtë klub të jashtëzakonshëm”.