Kjo enigmë është bërë popullore në internet. Do t’u duhet bërë mund deri sa ta gjeni se cila është përgjigjja e saktë. A do t’ia dilni?
I keni dy kova me ujë. Në kovën e parë temperatura e ujit është 25ºC, në tjetrën temperatura është 25 ºF. E hidhni nga një para në të dyja, në të njëjtën kohë dhe nga e njëjta lartësi, dhe ato e godasin sipërfaqen e ujit në të njëjtën kohë.
Cila para do të prekë e para fundin e enës?
E gjeni? Nëse jo – përgjigjen e gjeni më poshtë në faqe!
Zgjidhja:
Në kovën e parë, sepse në të temperatura është 25 gradë Celsius, deri sa në kovën tjetër temperatura e ujit 25 gradë Fahrenheit (përafërsisht – 3 gradë Celsius), që do të thotë se uji në enën tjetër është – akull!