Shkup, 29 maj – Megjithë të drejtën e garantuar kushtetues dhe të përkufizuar edhe me Ligjin për arsim fillor, shkollimi në gjuhën amtare i shqiptarëve të Maqedonisë jo çdo herë është një e drejtë e realizuar në praktikë, shkruan gazeta KOHA. Përveç mungesave të shumta në nivelin e arsimit të lartë dhe të mesëm, sot e kësaj dite një numër i konsiderueshëm i fëmijëve shqiptarë kanë probleme serioze në arsimin bazik, pra në nivelin shkollimit fillor. Fshatrat e Velesit nuk janë rast i izoluar i mosshkollimit në gjuhën amtare të nxënësve shqiptarë. Në nivel shteti, llogaritet të jenë mbi 1400… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)