Një këngëtarë i muzikës live, nën tingujt e tij gjithmonë argëtohet publiku shqiptarë, Asim Gashi vjen duke treguar eksperiencën e tij në karrierë dhe jetën private duke mos harruar dhe projektet që i ka në plan të realizojë të gjitha këto në një intervistë dhënë për InfraRed të gazetës KOHA
KOHA: Je rritur me muzikë?
Kujtimet e mia me këngën janë, familja që jam rritur në frymën e muzikës së mirëfilltë shqipe.
KOHA: Cili është mesazhi juaj për festivalet?
Mesazhi im është që festivalet duhet të organizohen për arsye që të nxjerrim këngë me mesazhe të mira dhe jo siç jemi mësuar sot të dëgjojmë këngë pa asnjë mesazh apo diçka më të keqe se mesazhi.
KOHA: Ke bërë ndonjëherë bashkëpunim jashtë zhanrit që këndon?
Bashkëpunimet janë gjithherë të mira në momentet që duhet të lançohen dhe nuk e përjashtoj mundësinë e ndonjë bashkëpunimi jo të zhanrit të njëjtë, por që besoj se do pritet mirë.
KOHA: Sot më shumë paguhet dukja apo muzika?
Mendoj se sot paguhet dukja më shumë se sa muzika.
KOHA: Sa bashkëpunime ke deri më tani?
Bashkëpunimi im i parë dhe i fundit me videoklip është me Shaqir Cërvadikun, kurse nëpër potpuri të këngëve festive kam edhe me tjerë, në të ardhmen pritet të shihet.
KOHA: Muzikën e ke profesion apo hobi?
Në fakt muzikën e kam profesion e jo hobi, jam anëtarë i Filarmonisë së Kosovës, ja në gardën e FSK-së si instrumentist.
KOHA: Si është një ditë e zakonshme e juaja?
Një ditë e imja është e stërngarkuar, zgjohem vajzën e dërgoj në kopsht, shkoj në prova pastaj gjatë javës jo çdo ditë në FSK po kohë pas kohe pasi aty jemi rezervë aktive, kam një lokal në Prishtinë ku edhe aty jam prezent me mbrëmje dhe kohën e lirë ia kushtoj familjes.
KOHA: Po jeta private?
Jeta ime private nuk është dhe shumë private sa e bëjnë disa artistë të tjerë a në fakt jemi gjithë të njëjtë, unë edhe pak pres të bëhem baba për herë të dytë dhe kjo është e reja më e fundit.
KOHA: Je i pranishëm dhe në emisione rozë?
Në emisionet rozë jam aty ku duhet me qenë nuk jam këngëtarë i skandaleve se e kam kaluar këtë kohë.
KOHA: Dhurata juaj më e mirë?
Dhurata ime më e mirë ka qenë lindja e vajzës Parsa, e çmoj shumë këtë dhuratë.
KOHA: Projektet për vitin e ardhshëm?
Projektet që do sjellë besoj që do jenë shumë ndoshta më së shumti që kam pasur deri më tani. (B.R)