Shkup, 1 tetor – Pas verifikimit të mënyrës së njoftimit në radio dhe televizione gjatë heshtjes zgjedhore, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale e Republikës së Maqedonisë sot bëri të ditur se asnjë radiodifuzer, i cili ka qen lëndë e mbikëqyrjes, nuk e ka shkelur heshtjen.
Nga Agjencia theksojnë se radiodifuzerët e kanë përmbushur obligimin e vet profesional t’i informojnë qytetarët në kontekst specifik karakteristik për heshtje të referendumit, ndërsa në këtë rast që mos t’i shkelin rregullat.
Në ditët në vijim Agjencia, siç theksohet, do t’i publikojë raportet për shkeljet e konstatuara në baza të ndryshme, si dhe raportin për mënyrën e mbulimit të referendumit në nëntë ditët e fundit të fushatës.