“Për shkak të numrit të jetëve të humbura në aksidentin e djeshëm tragjik që ndodhi në rrugën Shkup- Tetovë, 14 dhe 15 shkurti janë shpallur Ditë zie”, kanë informuar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), transmeton koha.mk.
“Nga Agjencia ftojnë radiodifuzerët që të përshtatin programin ashtu që muzika të jetë nga zhanri i përshtatshëm për ditët e zisë. Njëkohësisht, emetimi i programeve argëtuese, emisioneve humoristike ose programeve artistike nga zhanri i komedisë të anulohen për ditë të tjera të javës. Nëse atë e lejojnë marrëveshjet e lidhura, rekomandohet që këtyre ditëve të mos emetohen as reklama”, thuhet në kumtesën e Agjencisë.