Shkup, 2 korrik – Lidhur me deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski të dhënë në konferencën e sotme për media se do të ngrit padi kundër disa gazetarëve dhe mediave, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale përmes kumtesës thekson se procedurat e këtilla paraqesin presion të drejtpërdrejtë ndaj punës së mediave.
Nga ASHMAA citojnë se në Deklaratën për lirinë e debatit politik në media të Këshillit të Evropës: “funksionarët publik duhet ta pranojnë se ato do të jenë lëndë e mbikëqyrjes publike dhe kritikave, posaçërisht në rrugë të mediave në pikëpamje të mënyrës në të cilën i kanë kryer apo i kryejnë funksionet e tyre në këtë masë në të cilën kjo është e domosdoshme për shkak sigurimit të transparencës dhe ushtrimin e funksionit me përgjegjësi”.
“Secili, përfshirë edhe bartësit e funksioneve publike i cili vlerëson se mediumi ia ka dëmtuar reputacionin, nderin apo interesat duke publikuar diçka jo të saktë, të gabuar apo të rreme për të apo ka publikuar informacion jo të plotë ka të drejtë nga mediumi të kërkojë të publikojë korrigjim apo përgjigje për informacionin e publikuar. Agjencia vazhdimisht apelon fillimisht të përdoret e drejta e korrigjimit apo përgjigje në vend drejtpërdrejtë të vendosim për padi kundër gazetarëve dhe mediave, posaçërisht kur bëhet fjalë për bartës të funksioneve publike”, thuhet në kumtesë.
Njëherit, potencohet se kërcënimet për padi, në vend të shfrytëzimit të së drejtës të korrigjimit apo përgjigjes paraqet rrezikim të lirisë së informimit dhe në përgjithësi të lirisë së mediave.
“Në asnjë moment nuk duhet të harrohet se roli i mediave është të jenë kritike dhe korrigjues të pushtetit dhe se ato duhet të inkurajohen në mënyrë thelbësore dhe profesionale t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj opinionit”, qëndron në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.(koha.mk)