Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, ka konstatuar me mbikëqyrjen e mbulimit të medias gjatë referendumit në periudhën prej 21-27 shtator, gjeti se shtatë transmetues shkelën udhëzimet për prezantimin e mediave gjatë kohë së referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në kundërshtim me pikën 34 të udhëzimeve, “1Tv” ka transmetues ka paguar propagandë publike brenda programit të veçantë informativ “Otvoreno Studio 1”. I njëjti transmetues shkel udhëzimet dhe për arsye të tjera, paragrafi 28, ashtu që në një orë reale, ka transmetuar më shumë se e lejuara prej 4 minuta dhe 30 sekonda për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si klient i propagandës së paguar publike “për” votim.
Shkelja të pikës 28 janë konstatuar edhe në transmetuesit Alsat-M, Kanal 5, Telma, Sitel, TV21 dhe 24 Vesti, por kohëzgjatja e propagandës publike të paguar për një palë të interesuar, në rastin përsëri, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa ka të bëj me afatin kohor të përcaktuar nga Organi Koordinues Parlamentar.
Drejtori i Agjencisë, duke marr parasysh qëndrimin e përbërje së Këshillit, vendosi që të mos ngre procedurë të shkeljeve kundër “Alsat-M”, “Kanal5”, “Telma”, “Sitel”, “Tv21” dhe “24 Vesti”.