Shkup, 9 shkurt – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale prej sot fillon me monitorimin e njoftimin zgjedhor mediatik të radiodifuzerëve.
Monitorimi do të zbatohet në harmonizim me Metodologjinë për monitorim të prezantimit zgjedhor mediatik përmes serviseve programuese në radio dhe televizion gjatë proceseve zgjedhore nga 07.02.2019, theksohet në kumtesën e ASHMAA.
Të gjitha radiot dhe televizionet të cilat do të emetojnë marketing të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, janë të obliguar në afat prej pesë ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve t’i konfirmojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, në të cilat çmimi për një sekondë për marketing të paguar politik nuk do ta tejkalojë çmimin mesatar të marketingut të llogaritur në 3 muajt e fundit, para ditës së shpalljes së zgjedhjeve,
Çmimoret duhet të dorëzohen deri tek Agjencia, Komiisoni Shtetëror Zgjedhor, Enti shtetëror për revizion dhe deri tek Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Sipas Kodit zgjedhor, radiodifuzerët janë të obliguar deri në fillimin e fushatës zgjedhore të paktën dy herë ta publikojnë çmimoren për marketing të paguar politik në programet e tyre. Gjatë procesit zgjedhor, nuk lejohet ndryshim i çmimores, qëndron në kumtesë.
Në ueb faqen e Agjencisë, është vendosur baner i veçantë dedikuar Zgjedhjeve të vitit 2019, në të cilin mund të shihen Kodi zgjedhor, Metodologjia për monitorim dhe linku deri tek formulari për parashtresa për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike të cilët kanë vërejtje në njoftimin e mediumeve. Këtu Agjencia do t’i publikojë edhe raportet nga të gjitha kundërvajtjet e konstatuara të Kodit zgjedhor në bazë të të cilave do të iniciohen procedurat kundërvajtëse para gjykatave kompetente. Përveç në gjuhën maqedonase, ky baner funksionon edhe në gjuhën shqipe dhe angleze, theksohet në kumtesën e ASHMAA.