ASHAAM: Ligjet për mediume nuk i japin kompetencë rregullatorit që ta hetojë prejardhjen e kapitalit

Shkup, 18 korrik – Ligjet për mediume nuk i japin kompetencë rregullatorit që ta hetojë prejardhjen e kapitalit, thonë nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale (ASHAAM) në reagimin ndaj kumtesës së sotme të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Nga ASHAAM jaë të befasuar në mënyrë të pakëndshme nga kumtesa e SHGM-së, në të cilën, siç vlerëson trupi rregullator, në mënyrë tendencioze sugjerohet se Agjencia nuk ka vepruar lidhur me mundësinë për keqpërdorim të 1 TV për aktivitete ilegale.

“Veprimi i Bojan Jovanovskit dhe keqpërdorimi i mundshëm i mediumit nga ana e tij janë lëndë e veprimit të prokurorisë, gjyqësisë, policisë financiare, e jo e Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale, e cila e ndjekë respektimin e ligjeve për mediume. Në këtë kontekst, Agjencia kryen mbikëqyrje të vazhdueshme ndaj radiodifuzerëve, me ç’rast rregullat për strukturë individuale nuk janë përjashtim”, kumtoi ASHAAM.

Shton se më 4 korrik është sjellë vendim për ngritje të procedurës për kontroll të njohurive nëse Bojan Jovanovski është pronar i 1 TV, përkatësisht nëse është bashkëthemelues i tij i fshehtë. procedura (në shkurt) ishte ngritur edhe për shkak të emërimit të bashkëshortes së njërit prej themeluesve të 1 TV për bartës të funksionit publik. Reagime publike u bënë edhe për shkak të shkeljes së standardeve programore dhe kërcënimeve ndaj gazetares së një mediumi tjetër për shkak të kritikave të saj për emisionin që emetohej në 1 TV, thekson ASHAAM.

Sipas ASHAAM, ligjet për mediume nuk i japin kompetencë rregullatorit ta hetojë prejardhjen e kapitalit. Prej atje, qëndron në kumtesë, Agjencia është e habitur nga kërkesa e SHGM-së që të zbatohet mbikëqyrje e fshehtë urgjente me qëllim që të konstatohet nëse televizioni 1 TV i ka shkelur dispozitat e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale dhe duke e pasur parasysh cekjen paraprake, është e paqartë se çka pritet të konstatohet me mbikëqyrjen.

“Çdo shfaqje tjetër e kompetencave dhe punës së Agjencisë në opinion, nuk është asgjë tjetër por vetëm edhe një nga tentimet e shumta për diskreditimin e saj, qëllimi i të cilave është të arsyetohet josuksesi i përgjithshëm i të gjithë faktorëve relevantë në sferën mediatike në mënyrë që të krijohet ambient i volitshëm për punën e mediumeve. Agjencia disa herë ka përsëritur se ndryshimet kadrovike nuk janë zgjidhje për gjendjen në mediume, por se nevojitet veprim i përbashkët edhe i rregullatorit edhe i SHGM-së, sindikatës, Këshillit për etikë, punonjësve medial”, thuhet në kumtesën e ASHAAM.

Paraprakisht, SHGM në kumtesë vlerëson se ngjarjet e fundit me arrestimin e Bojan Jovanovskit hap dyshim për keqpërdorim serioz të mediumeve në llogari të pasurimit të vetë individëve. I bëri thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit të gjejnë mekanizëm për zhbllokim urgjent të procedurave kuvendore përmes të cilave duhet të vazhdojnë reformat për sferën mediatike. Përkujtoi edhe se janë tejkaluar të gjitha afatet për ekipim të këshillit programues të RTVM-së dhe të Këshillit të ASHAAM-it.

“Ato ishin parakushtet që duhet të çojnë drejt krijimit përfundimtar të ambientit në të cilin mediumet private, si dhe servisi publik do të mund të funksionojnë të pavarura, në interes të opinionit. I bëjmë thirrje ASHAAM-it të zbatojë mbikëqyrje të fshehtë urgjente me qëllim që të konstatohet nëse televizioni 1 TV i ka shkelur dispozitat e Ligjit  për shërbime audio dhe audiovizuale”, thekson Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë.