Shkup, 12 prill – Prokuroria themelore publike dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi nuk i ndërmarrin aktivitetet e nevojshme pasi që Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale (ASHAAM) do të konstatojë fjalor urrejtës në ndonjë medium dhe me atë rast do të përgatisë raport i cili do t’u parashtruar atyre trupave, është konkludimi nga konferenca e sotme me temë “Fjalori urrjetës në mediume”, ku u promovua publikimi “Trupat rregullator për mediumet dhe fjalori i urrejtjes”.
Emilia Petreska-Kamnejarova nga ASHAAM theksoi se trupi rregullator gjatë periudhës së kaluar i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme lidhur me fjalorin urrejtës në mediume, por, siç theksoi, nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, e madje edhe Agjencia nuk ka marrë përgjigje lthyese. Vetëm për një rast gjatë fushatës parazgjedhore në parashtresë nga Agjencia Prokuroria themelore publike është përgjigjur se bëhet fjalë për “grumbullim të pikëve të nevojshme politike”.
“Dëshirojmë të tregojmë se ne nuk jemi ‘dëshmitar nenec’ në pikëpamje të fjalorit rrejtës”, theksoi Petreska-Kamenjarova.
Ajo theksoi se kulminaci0oni i pamundësimit të Agjencisë për të vepruar në raste të fjalorit urrejtës në mediume ishte kur në ligjin në vitin 2014 thejshtë janë zhdukur masat, si ndalesa për reklamim.
“NBuk ekziston kurfarë gjobe e nënshkruar në mënyrë që të mund të kemi sukses në ndonjë procedurë kundërvajtëse kur dikush do të emetojë fjalor urrejtës”, theksoi Petreska-Kamenjarova.
Drejtori i ASHAAM, Zoran Trajçeski theksoi se vetë ngjarja që sot është organizuar nga ana e Komisionit evropian dhe Këshillit të Evropës tregon se Agjencia e kryen rolin e vet në shoqëri.
Publikimi që u promovua në konferencën e sotme është përpunuar nga përfaqësues të trupave rregullatorë nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, BeH-ja, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia.
Stanisllav Bender nga Agjencia për mediume elektronike e Kroacisë theksoi se në publikim janë cekur raste të fjalorit urrejtës në mediumet e rajonit.
“Qëllimi i ngjarjes së sotme ishte të këmbehen përvojat e këqija për fjalorin urrejtës në mediume, si dhe të këmbehen mendime se në cilën mënyrë në të ardhmen të rregullohet kjo”, theksoi bender.