Me rastin e aksionit policor në fshatin Luboten gjatë ditës së sotme, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Në profilin e vet në FB, Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arben Taravari është shprehur se Qeveria po përdorë masa të pas Luftës së Dytë Botërore në Luboten për konfiskimin e duhanit, transmeton gazeta Koha.
“Aksioni policor për konfiskimin e duhanit, të vetmin mjet mbijetesë për fshatarët e Lubotenit! Qeveria me masa të pas Luftës së dytë botërore në Luboten.
Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten. Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës. Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën”, thuhet në reagimin e ASH. (koha.mk)