Shkup, 17 gusht – Skandalet e ministrit Filipçe nuk kanë të ndalur. Sot bën thirrje për kyçje të “ekspertëve te VMRO-së në grupet punuese për ndërtimin e kompleksit të ri të Qendrës Klinike Universitare në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup” duke anashkaluar Aleancën për Shqiptarët dhe ekspertët e saj në këtë fushë të organizuar në Departamentin e Shëndetësisë.
I nderuari ministër, Qendra e re Klinike nuk do jetë vetëm e LSDM-së apo e VMRO-së, apo e kujtdoqoftë, por do jetë e çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut, pa dallim kombësie, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër, doni ju apo jo. Deklaroni se “Së bashku të jemi pjesë e suksesit të këtij projekti të suksesshëm” duke e dënuar atë me dështim nga ftesa gjysmake dhe eliminim e bajpasim të shqiptarëve dhe përfaqësuesve e tyre të vërtetë, Aleanca për Shqiptarët si partia më e madhe opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Andaj edhe një herë ju ftojmë juve dhe zëvendësin tuaj “fotografi pa zë” në duel debativ ku do t’i kryqëzojmë faktet dhe gabimet e shumta që bëni, të cilat do kushtojnë shumë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të sistemit shëndetësor të sëmurë.
Aleanca për Shqiptarët,
Departamenti i Shëndetësisë