Shkup, 25 korrik – Aleanca për Shqiptarët (ASH) përshëndet deklaratën e euro-komisionerit Johanes Han, sipas të cilit asnjë politikan nuk duhet të amnistohet dhe se të gjithë do të duhet të jenë të barabartë para drejtësisë, thuhet në komunikatën me shkrim të kësaj partie, ku japin vlerësimet e tyre mbi porositë e euro-komisionerit Han të shprehura gjatë vizitës së tij në Shkup.
“Na gëzon fakti se qëndrimi i Komisionerit Hahn është në të njëjtën vijë me qëndrimet e Aleancës në raport me sistemin e drejtësisë në vend. ASH është e interesuar për reforma reale dhe të një mendëta në sistemin e drejtësisë dhe se kjo fillimisht duhet të bëhet me caktimin e një prokurori nga vendet e BE-së i cili mund ta kthej besimin e rrënuar të sistemit gjyqësorë. Nuk duhet akuzuar shtete të caktuara brenda BE-së për mos marrjen e datës për bisedime, sepse fati i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian është në duart tona dhe lidershipi i shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për këtë”, thuhet në komunikatën e ASH-së, transmeton Koha.mk
Nga kjo parti theksojnë se është momenti i fundit ku do të duhet të reformohet sistemi gjyqësorë, me qëllim që organet e drejtësisë të jenë të lirë të gjykojnë edhe politikanët që bëjnë shkelje ligjore.
“ASH do të mbështet çdo iniciativë me të cilin do të fillonin të zbatoheshin reformat në sistemin e drejtësisë; ripërsërisim edhe një herë qëndrimin se në krye të PSP-së do të duhet të caktohet një prokuror nga ndonjë nga shtetet e BE-së sepse ky është shansi i fundit për drejtësinë”, theksojnë nga ASH-ja. (koha.mk)