Shkup, 30 janar- Përshëndesim vendimin unanim të BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale. Në kumtesën zyrtare të Aleancës për Shqiptar, mes tjerash urojnë që kandidati i BDI-së të jetë shqiptar, raporton gazeta KOHA.
“Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASH-së z. Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me Ju. Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën, zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”, thonë nga Aleanca për Shqiptar. (koha.mk)