Aleanca për Shqiptarët (ASH), ka reaguar rreth krizës energjetike ku kanë thënë se gjatë këtij viti të vështirë të krizës ekonomike e asaj energjetike që po kalojmë, institucioni më i kritikuar dhe më i atakuar në vend është Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE), një institucion që e kanë karakterizuar shumë skandale dhe afera, një institucion totalisht i papërgjegjshëm dhe i papregatitur profesionalisht.
“ Gjatë kësaj kohe eksponentët e këtij institucioni kanë dhënë deklarata kontradiktore për opinionin publik, deklarata që nuk përkojnë me realitetin sepse ata janë fajtorët kryesorë që krijuan dhe aprovuan fashat tarifore për tarifin e lartë për konsumatorët familjar të energjisë elektrike, janë fajtorët kryesorë që hoqën tarifën e lirë në intervalin kohor nga ora 14:00 deri në ora 16:00, janë fajtorët kryesorë pasi në çdo gjashtë muaj kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjar e ata industrial, janë fajtorët kryesorë pasi kanë aprovuar një sistem të ri tarifor, i cili i ka detyruar konsumatorët industrial të energjisë elektrike të paguajnë faturat në vlera më të larta krahasuar jo vetëm me shtetet e tjera në rajon, por edhe ndaj disa shteteve anëtare të BE-së”, thonë nga ASH, duke renditur dhe një serë kritikash tjera drejt KRRE-së
Aleanca për Shqiptarët e fton KRRE që në përputhje me strategjinë për racionalizim dhe kursim të energjisë elektrike, të krijojë paketa për subvencione të konsumatorëve familjarë.
“Më konkretisht propozojmë, që secili konsumator familjar (pavarsisht fashave tarifore të konsumit) i cili kursen energji elektrike krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të subvencionet me masën e përqindjes së kursyer, pra nëse një konsumator kursen 20 % të konsumit nga ai i një viti më parë, atëherë konkludojmë se me 20% duhet konsumatorit t’i subvencionet fatura aktuale e energjisë elektrike. Ky subvencion të jetë i limituar nga vlera 300,00 denarë deri në 6.000,00 denarë”, thonë nga ASH.