Shkup, 11 nntor – Aleanca për Shqiptarët (ASH) thekson se zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Irfan Buçi, i cili kishte ftuar për takim doganierët shqiptarë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, se ai bashkë me kolegët e tij e kanë shkelur Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganave i cili është në fuqi nga muaji prill i vitit 2016.
“Nëpunësit shtetërorë i kryejnë punët e tyre, obligimet dhe autorizimet në mënyrë neutrale politike, pa u përfshirë ne vlerësimin e rishqyrtimit në krijimin politik dhe ekonomik të doganave. Nëpunësit doganor nuk mundet në mënyre publike t’i përfaqësojnë ose t’i shprehin bindjet e tyre politike në kryerjen e punëve dhe autorizimeve”, citojnë nga ASH, nenin 16-të të paragrafit 1 dhe të Kodit.
Siç thonë nga ASH, neni, 16, 17 dhe 18, i Kodt për Sjellje të Nëpunësve Shtetërorë i Parandalon Doganierët që të jenë të përfshirë në aktivitete politike, dhe në mënyrë të hapur ta shprehin atë.
“Këto janë vetëm disa argumente se si BDI po kap shtetin, po keqpërdor pushtetin. Këta zyrtar politik të BDI-së dhe vetë subjekti i tyre politik, më këtë sjellje dhe shkelje të ligjit po bëhen pengesa kryesore e vendit që nuk hap negociata me BE. Kërkojmë përgjegjësi politike nga institucionet përkatëse, Komisioni Antikorrupsion dhe kryeministri Zaev të deklarohet për rastin në fjalë”, thonë nga ASH. (koha.mk)