Shkup, 6 shkurt – Ndotja e ajrit në përmasa të larta, që në mënyrë direkte dhe indirekte ndikon në shëndetin e popullatës të pambrojtur, është edhe një indikator për mosaftësinë e qeverisë aktuale dhe realizim zero të premtimeve parazgjedhore, thonë në një reagim me shkrim nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), duke marrë parasysh rastin e spitalit të specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair të Shkupit, njofton Koha.
“Ditët e kaluara shumë qytetarë të brengosur reagonin për tymin e zi që lirohet nga oxhaqet e spitalit të specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair të Shkupit, duke u përhapur lajme nga më të ndryshmet, se aty digjen mbeturina medicinale për nevojat e ngrohjes të spitalit e deri te ato se bëhet fjalë për problem dhjetëvjeçar, nxehje me sistem të vjetër mbi 50 vjet me oxhaqe pa filtra që tre vjet, që ndot ajrin dhe rrezikon shëndetin e shtatzënave dhe të porsalindurve”, thonë nga ASH.
Sipas kësaj partie, menaxhmenti i spitalit, i përbërë nga të pafytyrë dhe servil, të veshur me mantila të bardhë që rrezatojnë blu, duke dashur të fshehin mosaftësinë e skajshme, hedhin fajin te ministri më i suksesshëm i shëndetësisë, Arben Taravari duke ja prezantuar ministrit aktual kërkesën për zgjidhje të këtij problem në muajin korrik të vitit 2017 e duke fshehur të njëjtën kërkesë që ja kanë dërguar ish ministrave, Bujar Osmani dhe z. Nikolla Todorov gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar.
E rikujtojmë, thuhet mëtej në reagimin e ASH-së se menaxhmentin e famshëm të këtij institucioni shumë të rëndësishëm në allkën e shëndetit publik të shtatzënave se:
– ky projekt kushton vetëm 150.000 euro, (10 vjetë nga 15.000 euro);
– z. Arben Taravari ishte ministër 100 ditë jo të plota pa buxhet të miratuar nga Aleanca për Shqiptarët,
– e përsërisim, jeni të pafytyrë së bashku me mentorët tuaj që zgjasin dorën e bashkëpunimit të mbushur me helm dhe
– pas zgjedhjeve parlamentare do të vërtetoheni se si e zgjedh këtë problem Aleanca për Shqiptarët.
“Poashtu, i drejtohemi edhe ministrit të shëndetësisë Filipçe, që të mos merret me z.Taravari, por të fokusohet në realizimin e premtimeve të partisë së tij dhe të ndalojë aferat e njëpasnjëshme që tregon shterpësinë e tij dhe të kabinetit ministror. Kolegu Venko, bëhu burrë dhe fillo punën, se ende nuk na je përgjigjur për aferën e tenderit për blerjen e testeve dhe reagentëve, aferën e centralizimit të laboratoreve, aferën e vaksinave, aferën e kardiokirurgjisë pedijatrike, pastaj reagimin joadekuat për ndalimin e emigrimit të mjekëve, epideminë e fruthit. Ku është ligji për veprimtarinë e mjekut dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor, pse nuk janë ndarë mjete për ndërtimin e Qendrës të re Klinike, pse shtyhet ndërtimi i spitalit klinik në Shtip, kur do filloni me ndërtimin e spitalit të qytetit në Strugë … etj, etj, etj. Jo më kot kemi deklaruar se ish këshilltari i Todorov nuk mund të udhëheq këtë resor kaq të ndijshëm dhe kompleks, pa ekip të aftë dhe vizion për problemet e shumta në shëndetësi”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shëndetësisë pranë ASH-së. (koha.mk)