Shkup, 25 dhjetor – Shumica në Parlament me 62 vota “për” sapo votoi edhe ministrat dhe zëvendësministrat e propozuar nga LSDM dhe BDI, ai për Shëndetësi – Venko Filipçe, ministër pa resor Amsel Ahmedovski nga partia e romëve, zëvendësministër i Arsimit, Arbër Ademi dhe për zëvendësministër të Bujqësisë – Bllage Cvetkoviq. Paraprakisht, Syrija Rashidi kërkoi që të tërhiqet propozimi për emërimin e ministrave dhe zëvendësministrave, ndërsa kërkoi që pikë e parë e rendit të ditës të jetë Ligji për gjuhët, pasi siç arsyetoi ai, Ligji për gjuhët ka kaluar tashmë filtrat e komisioneve parlamentare. Megjithatë, kundër propozimit të Rashidit votuan deputetët e LSDM-së. (koha.mk)