Shkup, 6 korrik – Lëvizja BESA dhe Aleanca për shqiptarët janë kundër planifikimit të dy partnerëve më të mëdhenj të koalicionit për ta dërguar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Komisionin e Venecias, shkruan gazeta KOHA. Reagimi vjen pasi kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani thanë se Qeveria për Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe do të kërkojnë mendimin e Komisionit të Venecisë. Partneri më i vogël i koalicionit qeveritarë, LR-PDSH thotë se nëse LSDM pret Komisionin e Venecisë për të miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës, atëherë që tani le të kërkojë partnerë tjetër. “Nëse deri në fund të muajit korrik gjuha shqipe nuk miratohet nga Parlamenti i Maqedonisë, atëherë që sot LSDM dhe BDI lë të fillon të gjejë partner të ri të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)