ASH dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Bushit nga pozita e zëvendësministrit

62

Koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendës ministrit të MPB-së, Nazim Bushi.

Nga atje thonë se dje ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se Qeveria do të përgatis një propozim-ndryshim të ligjit për shtetësi.
“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se kjo deklaratë e Ministrit është tendencioze dhe ka për qëllim sabotimin dhe pengimin e miratimit të propozim ligjit tonë, që veç më është në procedurë parlamentare. Vlerësojmë se është absolutisht e pa nevojshme që të propozohet një ligj tjetër, kur dihet se edhe LSDM, edhe BDI, edhe VMRO, përmes deputetëve mund të propozoj amendamente dhe të paraqes ide për propozimin tonë dhe në këtë mënyrë mos të vonojë zgjidhjen e këtij problemi”, thonë nga koalicioni mes ASH-së dhe AAA.

Nga atje kërkojnë publikisht që LSDM të deklarohet qartë, nëse e mbështesin propozim-ligjin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Pas deklaratës së djeshme të Oliver Spasovskit, se mendimi negativ i MPB e ka mbështetjen edhe të zv.Ministrit Nazim Bushi, kërkojmë nga BDI të deklarohet nëse ka ndryshime në qëndrimin e tyre për ligjin për të cilin u deklaruan se do ta mbështesin, por edhe t’i sqaroj opinionit nëse Oliver Spasovski flet edhe në emër të BDI-së, si partner koalicioni, sepse këtë e pamë dje nga mënyra se si u soll me zëvendësin e tij, Nazim Bushi”, shton nga koalicioni.

Nga ky koalicion në fund kërkojnë nga Ministri Spasovski që të ndërpresë cirkun që pamë dje se si e qorton zëvendësin e tij Nazim Bushi, kurse nga ky i fundit kërkojmë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale, me qëllim që të mos e degradoj edhe më shumë votuesin shqiptar.