ASH: Bogdanoviq të japë dorëheqje, Kosova e pavarur realitet i pakthyeshëm!

37

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga Aleanca për Shqiptarët thuhet se “kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, vazhdon me provokimet e tija ndaj një realiteti të pakontestueshëm siç është Kosova e Pavarur”.

“Ky serbofil që sheh ëndrra me sy hapur, harron se është kryetar i Komunës Qendër të Shkupit, kryeqytetit të një vendi që ka pranuar dhe ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran dhe është i obliguar t’i respektojë vendimet e Qeverisë, Kuvendit por edhe Kushtetutën e vendit”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Bogdanoviq, shtojnë nga ASH, është i obliguar ta respektoj Kushtetutën e vendit të tij para se ta flasë për Kushtetutë ne Serbisë.

“E përkujtojmë Bogdanoviqin se edhe me Ligjin e Kushtetutës të cilin e propozoj dhe e inkorporoj ASH në ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht kufizohet me Republikën e Kosovën. Bogdanoviq me deklaratën e tij tregon se nuk e respekton Kushtetutën e vendit dhe si i tillë nuk është i denjë për të udhëhequr me një Komunë prandaj duhet te jap dorëheqje menjëherë”, thuhet në njoftimin e ASH-së

“Bogdanoviq me deklaratën e tij bie ndesh me shumicën absolute të shteteve të BE dhe të SHBA të cilët e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran. Ftojmë partinë e tij LSDM të deklarohet se a pajtohet me deklaratat e Bogdanoviqit? Në qoftë se jo, të njëjtit t’i kërkojë të dorëhiqet! Bogdanoviq kurrë nuk e ka pasur përkrahjen e ASH gjatë zgjedhjes së tij për Kryetar të Komunës qendër dhe kurë nuk do ta ketë. Por shtrohet pyetja se si ndihet partneri i tyre i koalicionit BDI që e kanë votuar në zgjedhjet e kaluara komunale? Para se te japë dorëheqje Bogdanoviq është mirë që ta mësojë gjeografinë dhe ta kuptojë se me kënd kufizohet shteti i tij.
Bogdanoviq tju kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës por edhe gjithë shqiptarëve për provokimin e rëndë dhe të pa justifikueshëm”, thuhet në fund të kumtesës së ASH-së.