ASH-Alternativa: Po abuzohet me shkollën në Reçicë të Vogël në kohë fushate

30

Shkup, 2 korrik – Koalicioni Aleanca për shqiptarët kanë akuzuar partinë në pushtet BDI se po keqpërdorë pozitat e veta zyrtare për qëllime politike. “BDI në çdo formë mundohet të keqpërdor, pushtetin dhe pozitat e tyre zyrtare për qëllime politike. Edhe pse në kohë fushate zgjedhore, BDI nuk ka të ndalur me abuzimet e instrumenteve të pushtetit, duke promovuar projekte të pafilluara në kohë të zgjedhjeve”, thuhet në kumtesën e ASH-Aleternativa.

Ky koalicion ka akuzuar BDI-në edhe për vonesën e ndërtimit të shkollës në fshatin Reçicë të vogël.

“Edhe pse kjo shkollë u premtua plot 20 vite nga BDI e njëjta kurrë as nuk u fillua e as nuk u mbarua. Turpi më i madh dhe i pafalshëm është kur vetëm dy javë para zgjedhjeve BDI detyron firmat e tyre kontraktuese që kanë fituar tenderin të defilojnë në atë vend, gjoja paskan filluar me punë.

E rikujtojmë opinionin se çdo veprim i tillë i në fushatë zgjedhore ku bëhet keqpërdorimi i resurseve publike për qëllime zgjedhore përbën vepër penale sipas nenit 353 nga Kodi Penal, neni i parë në  kapitullin 13. Ligji zgjedhor është shumë decid  kur thotë se nga sjellja e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të tyre nuk mund të disponohet me para të buxhetit të Maqedonisë së Veriut, të komunave ku bëjnë pjesë edhe objektet publike në rastin konkret shkollat”, thuhet në vazhdim të kumtesës së koalicionit ASH – Alternativa.

Ata kanë bërë thirrje edhe deri te Komisioni për Antikorrupsion dhe te Gjykata Administrative që të reagojnë ndaj keqpërdorimeve të pozitave zyrtare gjatë kohës së zgjedhjeve dhe kanë kërkuar përgjegjësi edhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe Ministri i arsimit, Arbër Ademi.

“Ftojmë organet kompetente si ajo e Komisionit për Antikorrupsion, por edhe Gjykatën Administrative e cila është kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve që të reagojë nëse ka bazë juridike për keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime zgjedhore, por edhe për keqpërdorimin e pozitave zyrtare gjate kohës së zgjedhjeve. Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi politike edhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, por edhe Ministri i Arsimit Arbër Ademi që të deklarohen për rastin në fjalë sepse kjo çështje bie nën kompetencën e tyre,”thuhet në reagimin e koalicionti ASH-Aleternativa.

Comments are closed.