Shkup, 14 gusht – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa, në takimin e së premtes me gazetarë ka bërë të ditur qëndrimet e saj lidhur me formimin e Qeverisë së re. Nga kjo partitë thonë se të gjitha takimet e deritanishme me eksponentët të LSDM-së kanë qenë thjeshtë private e shoqërore, raporton gazeta KOHA.
“Në emër të koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa jemi këtu që pas përcaktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re të prononcohemi për këto zhvillime, dhe të deklarohemi përkitazi me aktualitetin politik në vend. Lidhur më këtë dëshirojmë ta informojmë opinionin se ne nuk kemi zhvilluar asnjë takim formal e çfarë do takimi tjetër me temë formimin e Qeverisë së re, dhe as që do të bisedojmë që fituesi legal, por jo legjitim i zgjedhjeve në kampin shqiptar pra ta konsumojë të drejtën e saj për tu bërë pjesë e Qeverisë. Opinioni duhet ta dijë se ka përfunduar kohë kur partitë shqiptare shtyheshin në dyert e Qeverisë se kush do të hyjë më parë në të., duke ja ulë pazarin njëri tjetrit. Ndonëse ne jemi fituesit legjitim të zgjedhjeve të 15 korrikut në kampin politik shqiptar, megjithatë nuk do të hymë në negociate deri sa BDI ta përmbush premtimin e vetëm të saj për të bërë z.Naser Zyberin kryeministër”, deklaroi Skender Rexhepi-Zejd para gazetarëve, përcjell KOHA.
Madje, shprehet më tej ai, ashtu edhe siç e kemi thënë, edhe nëse në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vjen një propozim për kabinet Qeveritar ku Zyberi do të jetë kandidatë për kryeministër, ne me 12 deputetët tonë të koalicionit do të votojmë “Për”.
“Por nëse BDI nuk arrin ta realizojë këtë zotim për të cilën e ka legalitetin, ajo parti nuk ka të drejtë ndryshe të marrë pjesë në Qeverinë e re. Andaj edhe vendi i saj do të mbetet në opozitë. Takimet e zhvilluara të deritanishme të eksponentëve të kësaj partie me zyrtarë të LSDM-së, sipas Zejdit janë takime joformale dhe në baza shoqërore. Ai thotë se ato nuk janë zyrtare dhe janë thjesht private”, nënvizoi Zejd.(D.J/KOHA)