Nga Torino
Bujar KURTAJ
Torino 4 tetor – Derisa futbollistët e Maqedonisë po zhvillonin stërvitjen e parë pas arritjes në Torino të Italisë, nga grupi u nda Enis Bardhi, i cili kërkoi ndihmën e mjekëve të skuadrës. Mirëpo, në pyetjen tonë se mos vallë bëhet për ndonjë lëndim i cili do ta pengonte të luajë atë të premten ndaj “axurrëve” Bardhi shkurt u përgjigj: “Jo jo nuk është asgjë serioze, thjeshtë është diçka që e bëj në çdo ndeshje, një pjesë të këmbës e lidhi me fashe”, tha për gazetën KOHA, Bardhi, njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptar në radhët e përfaqësueses së Maqedonisë.
Cekim, Itali – Maqedoni luhet të premten në ora o 20.45