Bulqizë, 17 nëntor – Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë të Bulqizës, Shqipëri, ka shkaktuar asfiksimin e mbi 10 nxënësve, raporton Top Channel.
Sipas televizionit tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se gjatë kohës që fëmijët ishin në mësim, teknikët po bënin prova për të vënë në punë kaldajën e re të ngrohjes që punon me pelet.
Në ato momente dyshohet se diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe nga kaldaja është çliruar tym ose gaz.