Kontroll në aktivitetet ndërtimore për vendosjen e shtresës përfundimtare të asfaltit në rrugën “Alija Avdoviq” në lagjen a banuar Hasanbeg, sot kanë bërë kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski. Rikonstruimi i rrugës, gjatësia e të cilës arrin 550 metra dhe e gjerë rreth 6 metra, me dy korsi dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës, në vlerë prej rreth 8 milionë denarë e financon Qyteti i Shkupit,
Në rrugën, të cilën e shfrytëzojnë edhe banorët e Stajkovcit, Straçincës, Viniçe, Creshevë, Smilkov, Bullaçan dhe Rashtak. është bërë kanalizim atmosferik dhe është vendosur ndriçim rrugor nga njëra anë. Kryetari i komunës Trajkovski theksoi se në periudhën e fundit komuna e Gazi Babës ka bërë rikonstruim të rrugës në drejtimin Hasanbeg drejt Stajkovcit, në gjatësi prej 1.7 kilometrave. Punohet intensivisht edhe në sanimin e rrugëve tjera nëpër këtë komunë, ku janë përfshirë NP Rrugët e Maqedonisë, për rrugët të cilat janë sipas programit të Qeverisë dhe NP Rrugë dhe rrugica për rrugët të cilat janë në programin e Qytetit të Shkupit. Ai theksoi se për sivjet është paraparë sanimi i i rreth 80 rrugëve.