Duke shfrytëzuar plastikën mund të kemi rrugë më ekonomike, më rezistente dhe ekologjike. Është kjo ideja e inxhinier Toby McCartney, që ka ideuar një produkt që do të zgjidhë gjithashtu edhe problemin e ndotjes, lidhur me plastikën. Kompania e tij, MacRebur, me seli në Skoci prodhon një tip asfalti special, duke përdorur këtë material plastik, ku ky i fundit që është kthyer në një problem shqetësues për mjedisin. Rreth 45 milion km rrugë nëpërmjet sipërfaqes së Tokës dhe me qindra milionë fuçi zifti janë përdorur për të shtuar rrugët. Gjithashtu lënda djegëse që kthehet në fosile është një ndotës mjaft i konsiderueshëm.
SI PRODHOHET ASFALTI SPECIAL
Rrugët e shtruara kërkojnë mirëmbajtje dhe me përkeqësimin e motit hapen vrima. Duke llogaritur që në oqeane ka mijëra e mijëra copa plastike, McCartney ka ofruar një zgjidhje, duke e përdorur plastikën për shtrimin e rrugëve. Pjesët e saj do të copëtohen dhe zëvendësojnë bitumin, materialin e përdorur për shtrimin e tyre dhe që nxirret nga nafta e papërpunuar dhe shitet nga kompanitë naftë-nxjerrëse. Materiali i quajtur “MR6”, sipas ideuesit të tij është shumë herë më rezistent dhe zgjat rreth 10 herë më shumë se materialet që janë përdorur deri më tani. Zakonisht rrugët e tanishme janë ndërtuar rreth 90% gurë shkëmbor, rërë e gur gëlqeror dhe 10% bitum. Procesi i MacRebur mbështetet në zëvendësimin e bitumit, duke përdorur plastikën e përdoru më parë nga njerëzit.
REZULTATI?
Rrugët do të zgjasin më shumë, janë të mbuluar me materiale të riciklueshme në masën 100%, reduktohet përdorimi i lëndës djegëse të papërpunuar dhe gjurmët e karbonit, duke përdorur plastikën e padëshiruar dhe e destinuar për të ndotur ambientin ose më keq akoma, oqeanet tona. Gjithashtu projekti i inxhinierit në fjalë shërben edhe për të ulur kostot e shtrimit të rrugëve dhe për të zgjatur jetën e tyre. MacRebur ka shtruar disa rrugë në kontenë e Kumbrias në Mbretërinë e Bashkuar.