Marco Asensio gjatë gjithë verës është lakuar si opsion për shumë klube në Angli dhe Itali, por në fund qëndroi te Real Madrid. Sulmuesi anësor nuk është i kënaqur me minutat që merr dhe ditët e fundit është kthyer në një çështje.
Për të mos mjaftuar kjo, emri i Asensios ka dalë si mundësi edhe për Barcelonën rivale të Reali. Spanjollit i përfundon kontratë në fund të sezonit dhe në kushtet kur nuk po rinovon, largimi është një realitet i ri për çështje kohe.
Asensio ndërkohë ka sqaruar edhe zërat që e lidhin me Barcelonën, teksa për COPE ka deklaruar: “As nuk e kam menduar të bashkohem me Barcelonën verën e ardhshme. Nuk mund t’ju jap një përgjigje tani.
Shumë miq më kanë thënë për lajmet që Barcelona dëshiron të nënshkruajë me mua. Kam marrë gati 200 mesazhe për këtë. Ka shumë fjalë dhe shumë gjëra që nuk i dimë. Në vitin 2023 do të jem në gjendje të nënshkruaj me çdo klub, pasi kontrata më përfundon”.