Zinedine Zidane beson dhe vë bast mbi Marco Asensio. Anësori ofensiv i Real Madrid, i promovuar në ekipin Merengues pikërisht nga trajneri francez, është gati ta rinisë aty ku e kishte lënë një sezon më parë nën drejtimin e Zidane.
Bazuar në raportimet e gazetës spanjolle “AS”, futbollisti nuk ka marrë pjesë në Europianin U-21 pikërisht me kërkesë të trajnerit francez, që kërkon ta ketë në dispozicion të tij që nga dita e parë e grumbullimit.