Sonte në mbrëmje, Real Madrid do të rikthehet në Champions League. Kampionët në fuqi do të luajnë në “Santiago Bernabeu” kundër APOEL Nikosia, por nuk do të kenë në radhët e tyre një prej futbollistëve më në formë në këtë fillim sezoni: Marco Asensio.
Sulmuesi spanjoll nuk është grumbulluar nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen kundër kampionëve të Qipros për një arsye shumë të veçantë: depilimi i këmbëve të tij nuk ka shkuar në rregull dhe prej një qimeje në kofshë i është krijuar një infeksion që nuk e lejon të vrapojë.
Vetë Zidane e ka zbuluar mungesën e Asensio gjatë konferencës për shtyp: “Eshtë një rast kurioz dhe i veçantë, por që ndodh. Lojtari është depiluar, por një qime ka mbledhur infeksion dhe do të duhet të paktën tre ose katër ditë që ai të vrapojë sërish lirësh pa pasur djegje!”