Berlin, 8 prill – Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn, i ka bërë thirrje Qeverisë gjermane që të heqë kontrollet kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur me Luksemburgun dhe Francën.
“Kontrollet e kufirit më shqetësojnë. Nëse bie Shengeni, atëherë bie edhe BE-ja. Shengeni është arritja më e madhe e BE-së”, tha Aselborn në një deklaratë për mediat gjermane.
Ai tha se kontrollet kufitare sjellin vetëm probleme.
“Çdo ditë më shkruajnë njerëz nga Gjermania, duke u ankuar për kontrollet kufitare”, tha Aselborn, duke shtuar se është e vështirë për njerëzit në zonat kufitare të shkojnë në punë.