Londër, 21 tetor – Themeluesi i Ukiliksit, Xhulian Asanzh sot u paraqit para gjykatës në Londër në kuadër të procedurës për ekstradimin e tij në SHBA.
Kundër Asanzhit janë ngritur aktakuza për spiunim, ndërsa ai nuk ka arritur ta shtyjë procesin me qëllim që ekipi i tij juridik të ketë më shumë kohë që të përgatitet për rastin, transmeton gazeta KOHA.
Mediat botërore njoftojnë se Asanzhi i ka përshëndetur mbështetësit e tij të cilët janë ulur në sallën e gjykatës që ta shohin heroin e tyre.
Asanzhi dhe ekipi i tij nuk arritën ta bindin gjykatësen Vanesa Barajtser se është e arsyeshme shtyrja tremujore e procesit edhe ashtu të ngadalshëm.
Autoritetet amerikane e akuzojnë Asanzhin për komplot me ish analisten e shërbimit inteligjent ushtarak të SHBA-së Çelsi Mening për hyrje në një kompjuter me të dhëna të besueshme në Pentagon.(koha.mk)