Londër, 13 shtator – Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh do të mbetet në paraburgim derisa të rishikohet kërkesa për ekstradimin në SHBA, ka vendosur gjykata në Londër.
Momentalisht, Asanzh i cili merr pjesë në seancë gjyqësore përmes video- lidhjes mban dënim prej 50 javësh për mosrespektim të kushteve për garanci. Vendimi gjyqësor nënkupton se Asanzh do të mbetet në burg pas skadimit të asaj periudhe, edhe pse avokatët australian tentojnë të kontestojnë ligjshmërinë e ekstradimit dhe presin procesi të zgjat më shumë muaj.
“Sot jeni paraqitur në gjyq pasi afati juaj për privimin nga liria shpejtë do të përfundojë. Kur do të ndodhë ajo, atëherë statusi juaj do të ndryshojë nga i burgosur që vuan dënim në person që pret ekstradim”, ka deklaruar gjykatësja Vanesa Berajcer duke theksuar se avokatëve të Asanzhit u është mundësuar të kërkojnë lirimin e klientit të tij nën garanci, por ata kanë refuzuar.(koha.mk)