Shkup, 16 korrik – Drejtori i ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Shkup, Irfan Asani ka realizuar takim pune me Andi Aranitasi i cili nga muaji shtator zyrtarisht do të emërohet drejtor i BERZH-it në vendin tonë, informon gazeta KOHA.
Dy bashkëbiseduesit si të suksesshëm e kanë vlerësuar bashkëpunimin mes ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore dhe BERZH-it, duke theksuar se ka kushte pë bashkëpunim më intensiv në periudhën e ardhshme sepse Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim është një ndër partnerët më të mëdhenj të Maqedonisë Veriore. Në takim është diskutuar edhe situata aktuale dhe përparimi i projekteve të financuara përmes kredive nga BERZHI në fushën e infrastrukturës hekurudhore.
Asani dhe Aranitasi u deklaruan se në të ardhmen të dy institucionet do të kenë bashkëpunim edhe më të mirë në implementimin e projekteve të reja për rindërtim dhe ndërtim të linjave të reja hekurudhore sidomos në ndërtimin e linjës hekurudhore në drejtim të Republikës së Bullgarisë dhe në drejtim të Republikës së Shqipërisë. (koha.mk)