Grupi i futbollistëve te skuadra e Partizanit sa vjen e plotësohet. Pas rikthimeve të Brojës dhe Kordeiro Melos, te Partizani janë rikthyer në stërvitje edhe Jasir Asani dhe Brian Braun. Në fitoren kundër Apolonisë 0- 3, por dhe në sfidën kundër Laçit të mbyllur 0-0, dy futbollistët nuk ishin të gatshëm për trajnerin Daja.
Braun pësoi një dëmtim në sfidën në Kupën e Shqipërisë kundër Apolonisë, duke u zëvendësuar i dëmtuar në minutën e 87-të. Ndërsa Asani, ka pasur një tërheqje muskulore që pas takimit kundër Kukësit, ku ndihmoi skuadrën e tij të marrë një fitore 0-2 në transfertë.
Të dy futbollistët tashmë, do të jenë të gatshëm për trajnerin Daja, por me shumë gjasa, kreu i pankinës së kuqe nuk do të rrezikojë me aktivizimin e tyre kundër Skënderbeut, për t’i pasur të freskët për ndeshjen derbi kundër Tiranës, ditën e premte.