Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastrukturë, Irfan Asani merr pjesë në kuvendin e përgjithshëm të Organizatës Evropiane të Kompanive Hekurudhore Infrastrukturore (CER) i cili mbahet nga data 8 deri me 10 shkurt në Bruksel. Në kuadër të këtij kuvendi është firmosur Deklarata për përfshirje sociale e cila detyron nënshkruesit e saj, institucionet kombëtare dhe organizatat të ndryshme në stacionet hekurudhore të mundësojnë afrimin e personave që ballafaqohen me vështirësi sociale. Qëllimi është që të promovohet këmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira mes nënshkruesve për atë si përballen me personat të cilët kanë vështirësi sociale dhe financiare për shfrytëzimin e komunikacionit hekurudhor. Deklarata për herë të parë është nënshkruar në vitin 2008 nga pesë kompani hekurudhore”, kumtoi NP HM Infrastruktura.
Asani, sipas kumtesës, vlerësoi se përvojat nga pjesëmarrja në kuvendin e përgjithshëm janë me rëndësi për hekurudhat e Maqedonisë. “Në margjinat e këtij kuvendi, kemi realizuar takime me shumë drejtorë të kompanive hekurudhore me të cilët kemi shkëmbyer përvojat dhe mendime për zhvillim të mëtutjeshëm të infrastrukturës hekurudhore në Maqedoni. Me disa prej tyre është paralajmëruar edhe firmosja e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim” deklaroi Asani. Para kompanive pjesëmarrëse në këtë kuvend fjalim ka mbajtur edhe Drejtori i Drejtorisë për politika koordinuese dhe siguri të BE-së, Per Haugard, i cili ka prezantuar rezultatet e studimit për siguri në shërbimet dhe trafikun hekurudhor ndërkombëtar. Gjithashtu ishin prezantuar edhe prioritetet për periudhën e vitit 2017-2020 në pikëpamje të sektorit të biznesit, si dhe implementimi i dhjetë prioriteteve të miratuara në mbledhje me përfaqësuesit e BE-së në dhjetor të vitit 2016.