Jasir Asani firmosi me klubin e Partizanit disa javë më parë, një transferim që sulmuesi kishte kohë që e priste. Shqiptari nga Maqedonia nuk është aktivizuar ende me ekipin e parë, por ka zhvilluar ndeshje vetëm me ekipin B, pasi u regjistrua me klubin e kuq pas afatit zyrtar të merkatos. Sot, ai ka marrë edhe një dhuratë të personalizuar nga menaxheri i tij. Në një postim në Facebook, Asani falënderon menaxherin për takat me stemën e Partizanit.