Shkup, 18 korrik – Javën e kaluar në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Marrë erdhi aktgjykimi i plotfuqishëm lidhur me pronën e marrë të Transmet të Seat Koçan. Janë përgatitur 26 vendime për transferimin e pronës së marrë në emër të Agjencisë. Prej tyre 23 prona janë të pastra, ndërsa tre janë nën hipotekë. Gjithashtu, janë edhe 204 automjete, për të cilat tani kontrollohet nëse janë dhënë nën hipotekë, deklaroi sot Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e marrë, Faton Asan, njofton Koha.mk
Ai tha se aktgjykimi është voluminoz, se bëhet fjalë për pronë në vlerë prej 17 deri në 18 milionë euro dhe se prandaj duhet të punohet me kujdes.
“Jozyrtarisht mund t’ju tregoj numra. Janë përgatitur 26 vendime për transferimin e patundshmërive, banesave, tokës, hapësirës afariste… nga emri Transmet gjegjësisht Seat Koçani, në emër të Agjencisë. Prej tyre tre janë nën hipotekë, ndërsa 23 të tjerat janë të pastra dhe në bashkëpunim me kadastrën shtetërore do të përshkruhen në emër të Agjencisë për menaxhimin me pronën e marrë”, tha Asani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas dhurimit të mallit të konfiskuar të 26 institucioneve.
Ai i informoi se krahas kësaj janë edhe 204 automjete për të cilat kanë kërkuar nga Regjistri qendror të kërkojë nëse janë dhënë me hipotekë, pasi, siç tha, kanë njohuri gjegjësisht dokumente se 24 automjete të cilat janë me vlerë më të lartë monetare janë nën hipotekë në disa banka. (koha.mk)