Shkup, 18 shtator – Jasir Asani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si në Maqedoni poashtu edhe jashtë saj. Pas largimit të papritur nga Shkupi, ku nuk e fshehte dashurinë e tij për ngjyrat e saj si dhe tifozët “Shvercerat”, në verë bëri një lëvizje të papritur duke u transferuar te skuadra e Pobedës nga Prilepi. Por, qëndrimi në këtë klub nuk zgjati shumë dhe futbollisti nga fshati Batincë e Shkupit vendosi të braktisë këtë klub, për të cilin kur nënshkroi ndjehej krenar pa dhënë shumë detaje. Derisa, këtu nuk përfundon me kaq, pasi startuan të gjitha ligat, Asani i cili një kohë konsiderohej si talent i madh, aktualisht është pa klub dhe sipas mediave nga Shqipëria, respektivisht gazetës “Panorama-sport” po i “lutet” skuadrës së Partizanit nga Tirana që ta marr atë në radhët e saja.
Cekim edhe në të kaluarën skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë ka tentuar ta angazhojë atë, por ish-futbollisti i Vardarit i refuzonte. Tani situata është ndryshe dhe sipas “Panorama-sport” lajmëroi se Jasir Asani pritet të jetë goditja e fundit e Partizanit në merkaton e verës pasi shqiptar nga Shkupi është një dëshirë e vjetër e të kuqve dhe me shumë gjasa ai do të transferohet te “demat”.
Thuhet se palët kanë rënë dakord për të nisur një bashkëpunim, kështu që mbetet vetëm zyrtarizmi i akordit. vetë 22-vjeçari, i cili ka dëshirë të madhe të bëhet pjesë e Partizanit për këtë gazetë ka thënë se Partizanin do ta pret deri të dielën, kur skuadra duhej të zhvillon ndeshjen me Laçin, në të kundërtën do të detyrohet të gjejë një klub tjetër.
“Është e vërtetë që prej disa ditësh jam në bisedime me Partizanin, kështu që deri të dielën në mëngjes mbetem në pritje të përgjigjes përfundimtare të klubit shqiptar. Nëse nuk marr një përgjigje nga ata, do të shikoj ndonjë mundësi tjetër, pasi kam edhe disa oferta të tjera. Gjithsesi, kam shumë besim se do të marr një përgjigje pozitive nga klubi shqiptar. Përpos ofertave, dëshira ime është që të luaj për Partizanin. Nga bisedimet e kryera, kam shumë besim se do të marr përgjigje pozitive nga “demat e kuq”, u shpreh Jasir Asani për “Panorama Sport”. (koha.mk)